Është e rrallë që një kreu i një shteti të ulet rastësisht në një kafene të mbushur plot me qytetarë. Por ajo që është edhe më e rrallë që ai të mos pranohen në restorant.
Por kjo është saktësisht ajo që i ndodhi të shtunën kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila u largua nga një kafene e njohur në Wellington e cila ishte e plotë për shkak të masave distancuese të koronavirusit.
“Ardern thjesht u përpoq të hynte në kafenenë e njohur, por u refuzua sepse ishte plot”, shkroi një përdorues në Twitter, duke theksuar se ishte i tmerruar që nuk u krijua hapësirë për udhëheqësin, pavarësisht se restorantet ishin të kufizuar t’u shërbenin një maksimumi prej 100 personash, në një metër distancë.
Partneri i Ardenit, Clarke Gayford, reagoi në rrjetet sociale tij disa orë më vonë, duke marrë fajin për incidentin.
“Unë marr përgjegjësinë, pasi rezervova. Ishte shumë e sjellshme që ata na njoftuan kur u lirua një tavolinë”, shkruan ai.
Ndërsa udhëheqësit në vendet e tjera mund të dërgojnë staf përpara për të bërë rezervimin, një zëdhënës i zyrës së Ardern tha që të presësh në një kafene ishte diçka normale që dikush mund ta përjetonte gjatë kufizimeve për shkak të koronavirusit. “Kryeministrja thotë se ajo po pret si të gjithë të tjerët.”
Pa e dhënë emrin e tij, pronari i restorantit konfirmoi që nuk bëheshin përjashtime për Ardern dhe se ajo dhe Gayford fillimisht ishin larguar nga menaxheri i restorantit. Sidoqoftë, menaxheri pastaj vrapoi në rrugë disa minuta më vonë, pasi u lirua një tavolinë.