Aktualitet Masat e sigurisë për Samitin, Policia: Bllokime dhe devijime trafiku nesër nga...

Masat e sigurisë për Samitin, Policia: Bllokime dhe devijime trafiku nesër nga ora 06:00 deri në 18:00

Masat e sigurisë për ditën e nesërme (6 Dhjetor) që do të merren në kuadër të zhvillimit të Samitit Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor ku do të marrin pjesë lider të vendeve te Unionit, lider të Këshillit të BE, të Komisionit Evropian si dhe lider të Ballkanit Perëndimor janë të një sigurie të lartë. Ky aktivitet nuk monitorohet vetëm nga Policia e Shtetit, por edhe nga organe të tjera.

Për motive sigurie do ketë bllokime dhe devijime trafiku në disa rrugë interurbane dhe urbane të kryeqytetit duke nisur nga ora 06:00 e datës 06.12.2022 e deri në orën 18:00 të datës 06.12.2022.

– Rruga Rinas – Qafë Kashar dhe anasjelltas;

– Autostrada Tiranë- Vorë dhe anasjelltas;

– Unaza madhe nga ish-Sheshi Shqiponja – Rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas;

– Rruga e Elbasanit nga Rrethi Sanatoriumit deri tek Ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

– Të gjithë rrugët që lidhin Rrugën e Elbasanit me rrugën Papa Gjon Pali II, rruga Dervish Hima, rruga Asim Zeneli, rruga Themistokli Gërmenji, rruga Ismail Qemali, rruga Mustafa Matohiti, rruga Jul Variboba, rruga Faik Konica, Fatmir Haxhiu, Gjeneral Nikols, rruga e Atjonit, sheh Ahmet Pazar si dhe të gjitha rruget që lidhin Blv.D.Kombit me rrugën Ibrahim Rugova, Ukraina e Lirë, Lek Dukagjini do jenË të bllokuara.

Gjithashtu ne këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për mjetet që nuk janë larguar do të bëhet spostimi me mjete ngritës nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe emergjencave civile nuk do të ketë pengesa, përveç kontrolleve policore në perimetrin e sigurisë do të jenë te kontrolluara nga punonjësit e policisë.

Bllokimi i trafikut dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet në perimetrin e sigurisë duke filluar nga ora 06:00 dhe në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në orën 08:00.

Çdo lëvizje e domosdoshme me mjet sugjerohet të bëhet përpara këtij orari dhe të evitohen lëvizjet në rrugët që do shoqërohen me bllokime dhe devijime për motive sigurie.

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Veriu me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga Fushë Prezë – Rinas.

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Vora- Rruga e Vjetër e Fushë Krujës.

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Juglindja me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Elbasani – rrethrrotullimi i Tegut- Unaza Lindore- Paskuqan-Kamëz-Kryqëzimi Valiasit- Rinas dhe për të gjitha emergjencat mjekësore qe vijnë nga Veriu dhe jugu gjatë kohës së bllokimit të trafikut për në drejtim të Spitalit të Traumës, të ndjekin rrugët alternative nga Paskuqani-Azem Galica-Shinat e Trenit-Spitali i Traumës dhe nga rruga e Shkodrës-Petrit Radovicka-Gjergj Legisi-Lord Bajron-Spitali i Traumës.

Për të gjitha emergjencat mjekësore në drejtim të QSUT dhe Spitalit Shefqet Ndroqi, të ndjekin Unazën Lindore kur vijnë nga Juglindja për të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata botërore-Farkë-Sanatorium dhe Kodra e Priftit QSUT.