Autoritetet greke kanë njoftuar se për shkak të situatës nga pandemia vendosën të shtyjnë deri më 19 prill afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar në Kapshticë.
Sipas policisë, deri në këtë datë dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Pika kufitare e Kapshticës prej disa muajsh qëndron e mbyllur për shkak të masave të marra kundër Covid-19.