Po ashtu siç ndodhi në Kinë, e njëjta situatë po përsëritet në Itali, pas masave të marra për parandalimin e koronavirusit. Imazhet satelitore kanë treguar së fundmi se niveli i ndotjes është ulur ndjeshëm pas disa javësh nga marrja e masave parandaluese ndaj koronavirusit.
Fotot janë shpërndarë në Twitter nga Santiago Gassò, një studiues në Universitetin e Uashingtonit dhe NASA-s. Fotot janë kapur nga sateliti “Sentinel 5”.
Në fillim të kësaj jave, plani i masave në Itali u rrit ndjeshëm dhe kjo gjë është pasqyruar edhe në nivelin e ndotjes.
Megjithatë, situata në vendin fqinj mbetet dramatike, pasi deti tani janë prekur nga koronavirusi mbi 15 mijë persona, nga të cilët kanë humbur jetën 1,016.