Bota Masat për koronavirusin, BE lëvron 25 miliardë euro fond për emergjencën

Masat për koronavirusin, BE lëvron 25 miliardë euro fond për emergjencën

Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka të nevojshme për të luftuar pasojat ekonomike të emergjencës me koronavirusin.

Brukseli ka lëvruar një fond prej 25 miliardë eurosh për të ndihmuar kompanitë që do të preken nga masat e sigurisë, të vendosur nga qeveri të ndryshme evropiane për frenimin e epidemisë.

Vendimi i marrë nga liderët e bllokut, u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen gjatë një konference për shtyp.

Fondi do të shkojë kryesisht te sistemi i përkujdesjes shëndetësore, kompanitë e vogla dhe tregu i punës. Duke folur në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, Vond Der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion që ekonomia e bllokut ti mbijetoje kësaj stuhie, siç e cilësoi.