Një 34-vjeçare në Korçë është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka mashtruar disa biznese në qytet duke përfituar shuma parash.
34-vjeçarja me inciale R.L. kishte shkuar në 3 biznese gjatë 2 javëve të fundit në Korçë dhe Maliq dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre 1.6 milionë lekë të vjetra.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.