Bota Maska e detyrueshme edhe në Greqi

Maska e detyrueshme edhe në Greqi

Edhe Greqia sikundër shumë shtete evropiane ka marrë vendimin që përdorimi i maskës do të vijojë të jetë i detyrueshëm në të gjitha hapësirat publike të mbyllura, por edhe në natyrë aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet. Një masë e tillë u bë me dije nga zëvendësministri si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Greqia raportoi të premten 78 raste të reja me të prekur nga Covid-19, ky ishte raportimi me numrin më të lartë të saj në dy muajt e fundit.

Në përgjithësi, shteti fqinj deri më tani ka konfirmuar 4,447 raste të COVID-19 dhe 202 viktima, një numër relativisht i ulët në krahasim me shumë vende evropiane, pasi vendosi një bllokim të hershëm në pranverë.

“Faktor vendimtar në përballjen me sukses të pandemisë në fazën e parë ishte përgjegjësia e qytetarëve, përgjegjësia individuale e secilit, ky ishte ‘sekreti’ i suksesit të Greqisë dhe ne të gjithë duhet të tregojmë të njëjtën përgjegjësi dhe gatishmëri në këtë fazë,” – tha zëvendësministri i Mbrojtjes në një dalje për mediat.

Autoritetet shëndetësore e bën maskën të detyrueshme për klientët në supermarkete 10 ditë më parë dhe të martën u vendos që kjo mase të shtrihej edhe më tej.

Maska tashmë është e detyrueshme edhe në transportin publik. Ndër të tjera është vendosur që autoritete do të ndalojnë vizitat në institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe spitalet deri në mesin e gushtit.

Ata gjithashtu do të vendosin një kufi prej 100 personash që marrin pjesë në dasma, funerale dhe pagëzime.

Kufizime të tjera që hyjnë në fuqi parashikojnë ndalimin e shërbimeve në bare, klube të natës dhe festimet në mjedise të hapura deri në fund të muajit gusht.