Teksa Real Madrid ka kompletuar blerjen e talentit brazilian Reinier nga Flamengo, Barcelona është gati t’i përgjigjet rivalëve të tyre me Matheus Fernandes. 21-vjeçari do të jetë goditja e parë e erës Setien te katalanasit të cilët kanë arritur akordin me Palmeiras për 11 milionë euro.
Fillimisht Barcelona do të paguajë 7 milionë euro për kartonin ndërsa pjesa tjetër parashikohet të arrihet përmes bonuseve edhe pse zyrtarizimi i operacionit pritet në fund të janarit për shkak të procedurave burokratike.