Mesfushori Blaise Matuidi ka treguar arsyen e vendimit të tij për t’u larguar nga skuadra e Juventusit. Francezi tregon se nuk u largua për shkak të arsyeve sportive, por për siguri.
“Vendosa të mendoj largimin kur isha i pari futbollist që dola pozitiv me COVID-19. Qëndrova rreth 2 muaj me familjen dhe afrimiteti im me to ishte më i fortë se çdo herë tjetër gjatë karrierës sime. Aty reflektova dhe vendosa sigurinë e tyre të parën.
“Inter Miami? Ata më kontaktuan dhe në janar, por isha i bindur të vazhdoja me Juven. Në qershor më kontaktuan sërish dhe vendosa ta pranoj ofertën e tyre. Fola me drejtuesit e Juventusit për të mbyllur kontratën para kohe. Nuk kam folur me Pirlon”.
Mesfushori tregon se nuk ka patur kurrë probleme me trajnerin e larguar Maurizio Sarri. “Nuk kam pasur kurrë probleme me Sarrin. Ai punonte shumë teknikisht dhe ishte një person i turpshëm. Ai nuk takohej lehtë me njerëzit, por gjatë kohës që isha i prekur nga COVID-19 më telefononte çdo ditë”.
Matuidi foli dhe për portugezin Cristiano Ronaldo. “Kam luajtur me Neymar, Mbappe, Griezmman dhe Ibrahimovic, por më i mirë nga të gjithë është Cristiano Ronaldo. Nuk kam parë kurrë dikë që stërvitet në atë mënyrë”.