Aktualitet Matura Shtetërore/ Maturantët i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Matura Shtetërore/ Maturantët i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të dytë të Maturës Shtetërore, duke testuar dijet e tyre në Gjuhën e Shqipe dhe Letërsinë.

Rreth 7 mijë mësues janë angazhuar për mbarëvajtjen e provimit në të gjithë vendin.

Provimet nisin në orën 10:00 dhe do zgjasin 2 orë e gjysmë. Ndërkohë testet janë të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve. 40% niveli i parë, 40% niveli i dytë, 20% niveli i tretë i vështirësisë.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit.

Më 9 qershor, maturantët testuan njohuritë e tyre në lëndën në gjuhës së huaj.

Ndërkohë do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 17 Qershor, ndërsa më 24 Qershor Lënda me Zgjedhje.