Politika “Mazhoranca në shkërmoqje”, Berisha: Ja pse Rama nuk e lëshon Xhaçkën

“Mazhoranca në shkërmoqje”, Berisha: Ja pse Rama nuk e lëshon Xhaçkën

Një ditë të zezë për parlamentin e ka cilësuar Sali Berisha qëndrimin e mazhorancës pas opinionit të Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës.

Sipas Berishës, Rama nuk e lëshon Xhaçkën, pasi në këtë mënyrë mbron aksionet e tij, në investimet strategjike.

“Mbrojtja që i bën Rama, Xhaçkës është mbrojtja që i bën aksioneve të veta. Në këtë aspekt kjo është një ditë e shëmtuar për parlamentin. Nuk ka asnjë moral, asnjë etikë, nuk ka. Ka vetëm qëllime kriminale për të mbrojtur veprat e zeza të qeveritarëve. Unë i thashë kreut të grupit parlamentar që t’ua them unë. Këta zihen se përse ja le këtë opozitës dhe pse jo. Siç bënte Rama me lejet e ndërtimit që merrte nga një hyrje. Këta nuk flasin në grup për zgjedhësit e tyre, por për problemet me opozitën, si të reagojnë ndaj saj. Janë në një betejë të brendshme, janë në shkërmoqje”, tha Berisha.