Një person është arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi prej 4 ditësh mbanin peng një person në Fushë-Krujë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Plugu” u bë i mundur lirimi i shtetasit B. Z., ndërsa u arrestua 24-vjeçari me iniciale E. M., banues në Nikel si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.
“Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor”, sqaron policia.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.