Kylian Mbappe, u prezantua këtë të martë, si lojtari më i ri i Real Madrid.
Në fjalët e para, sulmuesi francez u shfaq shumë i lumtur, ndërsa e cilësoi si një ëndërr të bërë realitet.
Mbappe deklaroi se do të japë gjithçka për fanellën madrilene.
“Është diçka e pabesueshme të jem këtu. E kam ëndërruar gjithmonë të jem një lojtar i Real Madrid dhe të mbaj veshur këtë fanellë. Tani ndihem si një fëmijë i lumtur. Para së gjithash, dua të falënderoj presidentin Florentino Perez, i cili besoi te mua nga dita e parë, duke kaluar vështirësi të ndryshme.
Gjithashtu dua të falënderoj edhe tifozët e Real Madrid, që kanë qenë shumë të sjellshëm me mua gjatë gjithë viteve dhe më bënë të ndihme krenar që jam këtu. Jam te klubi më i mirë dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë.
Mund të them se do të jap jetën time për këtë fanellë, gjithashtu dua t’u dërgoj një mesazh fëmijëve këtu si ju, edhe unë pata një ëndërr dhe sot e bëj realitet: me pasion dhe ëndrra mund të arrini gjithçka që dëshironi. Tani jam unë këtu, por një ditë mund të jetë radha jote.
Jam shumë i emocionuar, fazat për të arritur këtu ishin të shumta dhe jam krenar që jam lojtar i klubit të ëndrrave të mia dhe i klubit më të rëndësishëm në botë. Tani nuk do të them asgjë tjetër përndryshe do të qaj… Vetëm një Hala Madrid”, ishin fjalët e Mbappe para tifozëve në Bernabeu.