Sport Mbappé-Real Madrid, tani është zyrtare! 125 mln euro bonus për firmën

Mbappé-Real Madrid, tani është zyrtare! 125 mln euro bonus për firmën

Telenovela më e gjatë futbollistike në merkato tashmë ka një fund: Kylian Mbappe është futbollisti i ri i Real Madrid.

Ky është transferimi i shekullit duke ditur se do të jetë me parametra zero dhe në kulmin e moshës për atë që konsiderohet si pasardhësi i dyshes Messi-Ronaldo.

Kylian Mbappe ka firmosur për 5 vite te Real Madrid, pra deri në vitin 2029.

Për nënshkrimin, ai do të përfitojë një bonus 125 mln euro për 5 vite te Real Madrid, të ndara nga 20 mln euro

Ndërsa rroga do të jetë gati e ngjashme me atë të Bellingham ose Vinicius Jr (rreth 20 mln euro), pasi Real nuk ka rreptësi te pagat.

Kylian Mbappé do të veshë numrin 9 në sezonin e tij të parë në Real Madrid. Ai do të marre me pas numrin 10 pasi Modric të tërhiqet nga futbolli.

Numri “9” i cili dikur është mbajtur nga Cristiano Ronaldo.

Prezantimi do të bëhet vetëm pas Euro 2024.