Kylian Mbappe bëri debutimin e tij të shumëpritur në La Liga për Real Madrid në ndeshjen e së dielës kundër Mallorca, por nuk ishte fillimi triumfues që tifozët dhe ai vetë kishte shpresuar.
Ndeshja përfundoi në një barazim zhgënjyes 1-1.
Real Madridi e nisi lojën me shumë shpresa, pasi Rodrygo i kaloi në avantazh vetëm 13 minuta pas nisjes. Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të ruanin epërsinë e tyre.
Në pjesën e dytë, Vedat Muriqi i Mallorca barazoi rezultatin dhe me gjithë përpjekjet e tyre, Los Blancos nuk mundën të gjenin një mënyrë për të siguruar fitoren.
Mbappe nuk mundi të shënonte, por në fakt si ishte paraqitja e tij?
Në rolin e qendërsulmuesit, francezi nuk ishte më dinamik. Më parë ai ishte shprehur se preferon të luajë në krah sesa në mes. Ai pati 13 prekje të dukshme në zone dhe realizoi katër goditje, me dy prej tyre në kuadratin e portës.
Tre driblime të suksesshme dhe me 81% në saktësinë e pasimeve, duke plotësuar 25 nga 31. Megjithatë, gjithsej 44 prekje të Mbappe ishte numri më i ulët. Kjo është disi e pritshme për një qendërsulmues, por gjithsesi nxjerr në pah se sa i përfshirë ishte ai në lojë.
Me gjithë përpjekjet e tij, ai humbi topin 11 herë. Për krahasim, Vinicius Jr humbi posedimin në 24 raste gjatë ndeshjes.
Performanca e Mbappe pasqyroi sfidat e përshtatjes në një pozicion të ri në një mjedis të ri.
Shkathtësia dhe ndikimi i tij i zakonshëm ishin disi të ndrydhura.
Real Madridi do të shpresojë që ndërsa ai të vazhdojë të përshtatet, ndikimi i tij në ndeshje do të bëhet më i theksuar dhe do të çojë në rezultate më të suksesshme për ekipin.