Vendimi i Kylian Mbappe për të mos rinovuar kontratën e tij me PSG po bën shumë zhurmë.
Mediat franceze, por dhe ato spanjolle po “ziejnë” këtë periudhë për të zbuluar diçka më shumë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez. Mbappe nuk ka ndërmend të fshihet, ka qenë i qartë në çdo dalje të tij publike:
“Nuk kam thënë se dëshirojë të transferohem te Real Madrid, nuk kam thënë as që dua të largohem nga PSG, thjesht i kam bërë me dije se nuk do të aktivizojë të drejtën për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër vit.
Me PSG nuk kemi folur kurrë për rinovimin tim, por jam i lumtur që do të qëndroj këtu edhe këtë vit”, u shpreh Mbappe.
Ylli francez sheh kufizime në klubin parizien, siç thuhet në një intervistë dhënë për “Gazzetta dello Sport”, gjatë së cilës bëri një bilanc të çfarë bëri ai dhe skuadra sezonin e kaluar:
“Qëllimi është të fitojmë të gjithë titujt. Liga e Kampionëve? E dinim se kishim mangësi, që herët a vonë ne përfundojmë duke i paguar. Duhet të mësojmë nga gabimet e çdo sezoni, në mënyrë që të mos i përsëritim përherë. Nuk janë fjalë boshe, por individualisht prej disa vitesh qëndroj në nivele të larta. Dua të vazhdoj të përparoj për të qëndruar gjithmonë në krye”.
Në intervistën për La Gazzetta dello Sport, Mbappe foli dhe largimin e Leo Messi-t: “Nuk e kuptova pse njerëzit ishin të lumtur për largimin e Messi-t nga klubi, është një legjendë, tani jemi të detyruar ta zëvendësojmë. Milani? Jam bërë tifoz i Milanit prej Silvio Berlusconit”, u shpreh Mbappe.