Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pas vendit vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt.
Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, janë 13 kandidatë që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës.
Alban Toro
Alma Faskaj
Asim Vokshi
Denar Biba
Florjan Ballhysa
Genta Tafa
Irena Nino
Klodian Rado
Lulzim Hamitaj
Naureda Llagami
Nurihan Meta
Rezana Balla
Sinan Tafaj
Sipas ligjeve në fuqi, lista me kandidatë i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë. Për këtë arsye, kryetari i KED, Sokol Sadushi ka thirrur një mbledhje të KED më 15 Janar ku në rendin e ditës do të jetë edhe kjo çështje.
Gjykata Kushtetuese vendosi në dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj.