Kai Trump, mbesa adoleshente e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri një paraqitje të papritur në Konventën Kombëtare Republikane më 17 korrik, për të shfaqur një anë të gjyshit të saj që njerëzit nuk e shohin shpesh.
17-vjeçarja u prezantua nga babai i saj, Donald Trump Jr., i cili tha se Kai e telefonoi një ditë dhe shprehu dëshirën për të folur për gjyshin e saj.
Duke treguar histori që dukej se portretizonin një imazh më të butë për Trump, mbesa e tij më e madhe e përshkroi atë si një gjysh normal.
“Për mua ai është thjesht një gjysh si gjithë të tjerët. Na jep ëmbëlsira dhe pije të gazuara kur prindërit tanë nuk janë aty. Gjithmonë kërkon të dijë si ia kemi kaluar në shkollë. Kur mora fletë lavdërimi, ai e printoi për t’ia treguar miqve sa krenar ishte për mua”, tha Kai.
Turma heshti kur ajo nisi të fliste për atentatin që iu bë ish-presidentit pasditen e 13 korrikut.
“Ishte dëshpëruese që dikush donte t’ia bënte këtë një personi tjetër. Shumë njerëz ia kanë bërë jetën ferr gjyshit tim, por ai nuk thyhet. U trondita kur dëgjova se ishte qëlluar dhe doja vetëm të dija nëse ishte në rregull. Gjysh, je frymëzim dhe të dua!”, u shpreh mbesa e Trump.
Trump i cili ishte prezent u krenua me mbesën e tij teksa dëgjonte fjalimin e saj.