Aktualitet Mbetën me skaf në mes të detit, shpëtojnë për mrekulli 4 turistët...

Mbetën me skaf në mes të detit, shpëtojnë për mrekulli 4 turistët suedezë

Katër turistë që ishin nisur me varkë të shëtisnin në det por dallgët i kanë marrë me vetë duke ua rrezikuar seriozisht jetën.

Policia sqaron se më datë 11.09.2017, është njoftuar në Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojën Bregdetare se disa turistë kërkonin ndihmë pasi kishin mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e “Manastirit”.

Me marrjen e sinjalizimit Roja Bregdetare u nis në drejtim të zonën ku kishin mbetur me mjetin lundrues skaf, katër shtetas suedezë, të cilët kërkuan ndihmë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.

“Shërbimet policore kanë konstatuar menjëherë mjetin lundrues dhe 4 shtetasit që ndodheshin në skaf konkretisht: B.S, L.V, F.B dhe A.A.

Turistët u nxorën shëndoshë e mirë në breg”, deklaron zyrtarisht policia.