Vetëm pak ditë përpara se qyteti skocez Glasgou të mirëpresë liderët nga e gjithë bota për samitin e klimës COP26, themeluesi i një kompanie bio-teknologjike ka bërë thirrje për veprim dhe jo për objektiva.
Kompania “Celtic Renewables”, e drejtuar nga profesori Martin Tangney, kthen mbetjet nga prodhimi i uiskit në kimikate që normalisht prodhohen në rafineritë e naftës, por këtë herë pa qenë nevoja të kryejë kërkime për karburante fosile.
Mes lëndëve në fjalë përfshihet edhe një lloj i ri benzine alternative, që mund të zëvendësojë atë tradicionale që u jep fuqi makinave.
Uiski përbëhet nga elb, maja, ujë dhe lë pas kokrriza elbi të përdorura, po ashtu ujë të përdorur.
Mbetjet shpesh herë përdoren për të ushqyer kafshët, ose derdhen në det. Por së fundmi, prodhuesi i uiskit “Glenfidich” njoftoi se po proceson mbetjet për të prodhuar metan, që më pas përdoret për të furnizuar automjetet, sidomos kamionët e tij të shpërndarjes.