Bota Mbi 10 mijë të vdekur në Britani: 737 në 24 orët e...

Mbi 10 mijë të vdekur në Britani: 737 në 24 orët e fundit

737 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, duke e ccuar numrin total të viktimave në 10,612.

Këta numra thotë BBC nuk përfshijnë njerëzit që kanë vdekur jashtë spitaleve, si ata në azile, apo në komunitet.

Dhe pavarësisht se Britania është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, duket se britanikët vazhdojnë të qëndrojnë stoikë në papërgjegjshmërinë e tyre.

Ata kanë sot dalë në masë nëpër parqe, duke përfituar edhe nga koha e mirë, pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpi.

Duke parë daljen masive nëpër parqe, policia është detyruar të dalë nëpër rrugë dhe t’i detyrojë një për një njerëzit, që të kthehen në shtëpi.