Pandemia e koronavirusit me origjinë nga Kina vijon të tregojë agresivitetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 1568 viktima të tjerë.
Sipas të dhënave nga Universitetit “Johns Hopkins” deri në këto momente 1.3 milionë amerikanë janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa 78,746 prej tyre kanë humbur jetën.
Ndërkohë virusi vijon të përhapet me shpejtësi dhe në Amerikën Latine. Vetëm në 48 orët e fundit u regjistruan 20 mijë raste të reja dhe 1200 viktima.
Brazili është vendi më i goditur nga virusi i ri me 145 mijë të prekur dhe rreth 10 mijë viktima, më pas renditet Peruja me 65 mijë të infektuar dhe 1814 viktima, e cila ndiqet nga Ekuadori, Meksika, Kili dhe Kolumbia.
Deri në këto momente në Amerikën Latine raportohen 342.818 persona të prekur nga koronavirusi dhe 18.692 viktima.