Bota Mbi 31 mijë raste të reja në Itali, rriten viktimat

Mbi 31 mijë raste të reja në Itali, rriten viktimat

Vijojnë të jenë shqetësuese të dhënat që vijnë nga Italia përsa i përket pandemisë së koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 215 mijë tamponë të kryerë në ditën e fundit, 31, 758 prej tyre rezultuan të prekur me koronavirus, ose e thënë ndryshe 14,7% e testimeve.

Një rritje shënoi në 24 orët e fundit dhe bilanci i viktimave, ku 297 persona të tjerë nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 38,618.

Aktualisht në terapitë intensive po marrin ndihmë 1843 pacientë, ndërsa në reparte e tjera ndodhen dhe 972 të shtruar. Rajoni me më shumë raste të reja vijon të jetë Lombardia.