Sport Mbi 50 gola në 3 liga të ndryshme, Ronaldo: Fitorja e ekipit,...

Mbi 50 gola në 3 liga të ndryshme, Ronaldo: Fitorja e ekipit, më e rëndësishme se rekordet

“Ne e dinim që do të ishte një lojë e vështirë kundër një skuadre që po bënte një kampionat të mirë. Patëm një shans për të fituar në shtëpi dhe luajtëm mirë. Jam shumë i lumtur dhe avantazhi është i mire tani”.

Cristano Ronaldo komenton kështu fitoren 2-1 ndaj Lazios teksa i ngacmuar për 50 golat në Serie A në dy sezone dhe rekordi me mbi 50 gola në 3 liga të ndryshme, u përgjigj: “Rekordet janë gjithmonë të rëndësishme. Fitorja e ekipit është më e rëndësishme. Objektivi Higuain me 36 gola? Nuk jam i shqetësuar për këtë, jam duke ndihmuar ekipin për të fituar. Synimet janë një proces i natyrshëm, është e rëndësishme të fitosh kampionatin”.

“Gjithmonë duhet të përmirësohemi. Katër ndeshje mungojnë dhe e dimë që Seria A është një kampionat i vështirë. Ne duhet të fitojmë. Ekipi po luan mirë”.