Numri i personave të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 580 000.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me viktimat dhe rastet e infektuara nga koronavirusi, në të gjithë botën janë shëruar 581 161 persona.
Vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara janë Gjermania, me 85 400, Kina me 77 029, Spanja me 74 797, SHBA-ja me 63 510, Irani me 55 987, Italia me 42 727 dhe Franca me 34 420.
Për shkak të COVID-19, në të gjithë botën kanë humbur jetën 154 827 persona, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 2 263 052.