Në Shqipëri janë regjistruar 1,236 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa 4 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Ditën e djeshme u regjistruan 801 raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja kanë dalë pas testimit të 5,694 personave.
Aktualisht janë 7,952 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, derisa në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar.
Bëhet e ditur se janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.