Amsterdami dëshiron që turistët të paguajnë më shumë për vizitat e tyre. Kryeqyteti holandez ka rritur me 3 euro shtesë, takën prej 7% për dhomat e hotelit.
Amsterdami ka aktualisht një ndër taksat më të shtrenjta në Europë dhe duke nisur nga viti i ardhshëm do të vendosë në zbatim tarifën më të lartë në kontinent.
Nga kjo taksë e re nuk përjashtohen dhe banesat e marra me qira. Masat e reja janë vendosur nga qeveria holandeze në përpjekje për të luftuar mbipopullimin nga turistët.