Politika Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, në fund të nëntorit

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, në fund të nëntorit

Në fund të muajit Nëntor do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi në përfundim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, se në mbledhjen e dy qeverive do të rishikohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës gjatë mbledhjeve të kaluara të përbashkëta. Bëhet fjalë për 86 marrëveshje të tilla.

“Mbledhja mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet në javën e fundit të Nëntorit, do të jetë mbledhja e 7 e përbashkët, gjatë së cilës do të bëhet rikalimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshja të lidhura gjatë kësaj periudhe. Takimi mes dy qeverive do të zhvillohet në qytetin e Durrësit”, u shpreh ministrja Olta Xhaçka.