Bota e kafshëve ka kaq shumë për të na mësuar në aspektin e dashurisë dhe solidaritetit, madje edhe midis racave të ndryshme.
I tillë është edhe rasti i kësaj maceje që nuk pati probleme të adoptojë 4 këlyshë ketrash, të mbetur jetimë. Ajo kujdeset për ata sikur t’i kishte këlyshët e vet.
Protagonistja i kësaj historie është Pusha, një mace që jeton në Bakhchisaray, një qytet që ndodhet afër kryeqytetit të Krimesë.
Macja i gjeti këlyshët e ketrit të mbetur vetëm dhe nuk mendoi dy herë, por i adaptoi.
Prej atij çasti macja dhe ketrat flenë, hanë dhe luajnë së bashku. Ata në thelb jetojnë sikur të ishin një familje, pavarësisht se ata nuk i përkasin të njëjtës specie.