Kurioziteti i gjithë botës gjeti përgjigjen e saj. Meghan Markle ka lindur një djalë, Mbretërisë së Bashkuar i shtohet një princ i ri.
Lindja ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 5.30, por vetëm pak minuta më parë erdhi lajmi zyrtar, pasi u kontrollua se gjithçka ishte në rregull me shëndetin e princit dhe të ëmës.
Ishte vetë babai i tij, princi Harry, që konfirmoi i pari lajmin, duke u shprehur “i çoroditur dhe absolutisht në qiellin e shtatë” për lindjen.
Princi i vogël, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije, do të shënoi disa rekorde historike., dhe do të jetë princi i parë me origjinë afro- amerikane në historinë e monarkisë britanike.
Princi Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle u martuan më 19 maj të vitit të kaluar, në një nga ceremonitë më të ndjekura të historisë.