Sulltani Muhammed V vendosi të heqë dorë nga froni si mbret i Malajzisë të dielën pas vetëm dy vjetësh në fron.
Mbreti kishte njoftuar zyrtarisht Sundimtarët malajzianë për abdikimin e tij nëpërmjet një letre dërguar Sekretarit të Konferencës së Udhëheqësve, tha një drejtues i familjes mbretërore në një deklaratë.
Sulltani Muhammed V ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj sundimtarëve vendas, të cilët e zgjodhën atë si mbretin e 15-të Yang Di-Pertuan Agong më 13 dhjetor 2016.
Ai gjithashtu shprehu vlerësimin e tij ndaj Kryeministrit të Malajzisë Mahathir Mohamad dhe qeverisë për bashkëpunimin e tyre në qeverisjen e vendit.
“Gjatë qëndrimit të tij si Yang Di-Pertuan Agong, Madhëria e Tij punoi për të përmbushur përgjegjësitë e tij dhe besimin e vendosur si kreu i shtetit, duke shërbyer si shtylla e stabilitetit, burimi i drejtësisë dhe si një ombrellë e solidaritetit dhe unitetin njerëzve“, tha Wan Ahmad Dahlan.
Ai tha se Sulltani Muhammed V, si komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Malajzisë, ishte krenar për sakrificat dhe përkushtimin e treguar atij dhe vendit gjatë viteve.
Monarku 49-vjeçar u martua kohët e fundit me ish-mbretëreshën e bukurisë, 25-vjeçaren Oksana Voevodina, e cila mbajti titullin Miss Moska në vitin 2015.
Nuk ka një sqarim zyrtar për arsyet e dorëheqjes