Tashmë me kurorën e 5 Topave të Artë dhe si lojtari më i mirë në Europë, Cristiano Ronaldo vijon të thyeje rekorde.
Një “makineri” e mirëfilltë golash tashmë portugezi me golin e shënuar dje ndaj Al Jazira u bë golashënuesi më i mirë në historie të Kupës së Botës për Klube me 6 gola, duke lënë mbrapa Leo Messi, Suarez dhe Delgado me nga 5 gola.
Real Madrid mposhti Al Jazira me rezultatin 2-1 duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Botës për klube.
Përveç kësaj Ronaldo është edhe golashënuesi më i mirë në Champions League me plot 114 të tillë, i ndjekur nga argjentinasi Messi me 17 më pak.
CR7 është edhe golashënuesi më i mirë në garat evropiane me 116 gola, duke lënë sërish Messin në vendin e dytë më 100 gola.
Për më shumë, Ronaldo është edhe golashënuesi më i mirë i Real Madridit me 421 gola, duke lënë në vendin e dytë Raul Gonzales me 323 gola dhe Alfredo di Stefanon me 308 gola.