Mbreti i Spanjës bëri thirrje për unitet, ndërsa ende ndihen qartë pasoja e referendumit të jashtëligjshëm për Pavarësi të Katalonjës.
Në mesazhin e tij të krishtlindjeve, Felipe i VI nxiti katalanasit që të zgjedhin bashkëjetesën dhe jo përballjen.
Megjithatë, Felipe nuk përmendi liderët e lëvizjes separatiste katalanase. pas referendumit të Tetorit, Mbreti kritikoi ashpër ata që nxitën dhe drejtuan lëvizjen e Katalonjës për pavarësinë. Shumë banorë të provincës rebele u zemëruan nga kjo dhe nga fakti që Mbreti harroi të përmende operacionin e dhunshëm policor për të ndaluar votimin.
Duket se mesazhi i mbreti për krishtlindje ishte qartësisht më i kujdesshëm, megjithëse nuk kishte ndryshuar aspak në kuadër të ruajtjes së unitetit të vendit. Mbreti tha se liderët e zgjedhur këtë javë në Katalonjë duhet të përballen me probleme serioze.
“Rruga nuk mund të na çojë sërish në përballje dhe përjashtim, sepse ne e dimë që kjo sjell vetëm mosmarrëveshje dhe pasiguri-deklaroi mbreti nga rezidenca e tij në Madrid.
Në mesazhin e tij të bashkëpunimit, por që ritheksoi vendosmërinë e Madridit për të mos lejuar pavarësinë e Katalonjës, Mbreti Felipe i VI nuk ngurroi të lëvdojë atë që quajti transparencën dhe shpirtin krijues të krahinës.