Tashmë është zyrtare. Ardjan Ismajli është futbollisti më i ri i Spezias. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te skuadra e sapongjitur në Serie A me të cilët ka firmosur kontratë 3-vjeçare.
Spezia ka derdhur në arkat e Hajduk Split shumën e 2,5 milionë eurove për kartonin e kuqeziut, ndërsa Ismajli pritet të përfitojë rreth 1 milion euro në sezon.
Ismajli i shtohet kështu kolonisë së futbollistëve të kombëtares shqiptare që luajnë në Serie A, si Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj e Marash Kumbulla.