Presidenti Ilir Meta thotë se ndihma që dhanë shqiptarët në mbrojtje të jetëve të hebrenjve duhet të shërbejë si shembull frymëzimi për të gjithë botën.
Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri pas takimit që zhvilloi me Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie, të cilët i kushtuan një libër besës shqiptare.
Postimi i Metës:
Mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve nga populli shqiptar, gjatë periudhës së errët të Holokaustit, është një shembull frymëzues mbarëbotëror.
Këtë akt fisnik të Besës shqiptare, një nga elementët thelbësorë të karakterit tonë kombëtar, e dëshmon më së miri edhe libri mbresëlënës: “Shpëtim në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu”.
E falënderoj Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie për këtë libër-dëshmi të Besës shqiptare, që nuk do të ishte shkruar në rast se e ëma e tij, Johanna Jutta Neumann, të mos kishte gjetur strehë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Durrës, Berat, Lushnje e në Tiranë. ????????????????????”, shkruan Meta.