Aktualitet Mbushën tregun me euro false, pranga 5 të rinjve në Tiranë

Mbushën tregun me euro false, pranga 5 të rinjve në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, të cilët dyshohet se për një kohë të gjatë kanë hedhur në treg sasi të konsiderueshme eurosh të dyshuara si të falsifikuara.

Në kuadër, të operacionit “Money Scam”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara të prerjes 50 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.