Aktualitet Mbushi Gjermaninë me drogë, kush është “Çakalli”, shqiptari më i kërkuar...

Mbushi Gjermaninë me drogë, kush është “Çakalli”, shqiptari më i kërkuar në listën e Europol

Policia Kriminale Shtetërore e Baden-Württemberg ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 44-vjeçarin shqiptar Berti Dedja.

Europol e ka futur Dedjën në listën e “më të kërkuarve të Evropës” pasi akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte në tregtimin e drogave të rënda.

Sipas policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg, Berti Dedja është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar dhe hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.

“Berti DEDJA, i kërkuar nga Baden-Württemberg, me pseudonimin “Berti” ose “Schakal” drejtonte një tregti profesionale droge të kokainës dhe marijuanës në Gjermani me përfshirjen e personave të tjerë.

“Për transportin e drogës ka përdorur mjete të përgatitura enkas për këtë qëllim. Dedja ndodhet në arrati që prej vitit 2018. Ai dyshohet për shkak të mundshëm të trafikut të lëndëve narkotike të llojit bandë”, thuhet në njoftimin e Europol.

Ai akuzohet se që nga viti 2016 ka ushtruar një tregti profesionale droge të kokainës dhe marijuanës, me pjesëmarrjen e personave të tjerë, ndërsa vetë ishte kreu i bandës.