Aktualitet Mbyllen hetimet për Artan Shkëmbin, akuzohet për zbulim të akteve sekrete

Mbyllen hetimet për Artan Shkëmbin, akuzohet për zbulim të akteve sekrete

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi. Ndaj tij është ngritur akuza e zbulimit të akteve sekrete. Dosja pritet t’i kalojë gjykatës për shqyrtim.

Prokuroria kërkon që Shkëmbi të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra. Të enjten, gjykata e Tiranës vendosi që të pezullonte edhe për 3 muaj të tjerë nga detyra Shkëmbin.

Artan Shkëmbi dyshohet se dekonspiroi një operacion të autoriteteve gjermane për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me trafik droge.