Formula 1 po përgatitet për ndryshime rrënjësore në prag të fillimit të sezonit të ri.
Kompania “Liberty Media” kompletoi blerjen e këtij kampionati për një vlerë prej 8 mld USD dhe masa e parë që mori ishte largimi i Berni Ecclestone nga roli i shefit ekzekutiv të këtij kampionati.
Ecclestone që e mbajti këtë pozicion për rreth 4 dekada, do të dorëzojë postin e tij tek Chase Carey për të pasur thjesht rolin e një këshilltari në bordin drejtues.
Ishte vetë Ecclestone që e konfirmoi largimin e tij nga drejtimi i Formula 1, duke theksuar se u detyrua që ai të japë dorëheqjen. Në krahun tjetër, “Liberty Media” doli me një komunikatë për shtyp ku citonte një tjetër deklaratë të Ecclestone me 86-vjeçarin që shprehej se ishte i kënaqur që kjo kompani mori pronësinë e këtij kampionati pasi do të investojë për të ardhmen e këtij sporti.
Por jo vetëm kaq, “Liberty Media” bëri të ditur edhe kthimin e Ross Brawn në botërorin e Formula 1. Në komunikatën për shtyp të kësaj kompanie theksohet se ish Drejtuesi i Ferrarit dhe Mercedes do të jetë në rolin e Drejtorit Teknik dhe Sportiv të këtij kampionati
Ross Brawn është një emër i madh i këtij botërori.
Nën drejtimin e tij dhe me Michael Schumacher, Ferrari ka shënuar sukseset më të mëdha. Në vitin 2009, Brawn krijoi skuadrën Braën GP duke fituar titullin botëror për pilotë e konstruktorë me Button.
Pasi e shiti skuadrën te Mercedes, Brawn u largua në 2012 për t’u rikthyer në rolin e Drejtorit Teknik.