Politika Mbyllet numërimi në Durrës, LSI me zero mandate. Konflikt mes Dakos dhe...

Mbyllet numërimi në Durrës, LSI me zero mandate. Konflikt mes Dakos dhe Xhaferajt

Ka përfunduar pak më parë procesi i numërimit të votave në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Nga rezultatet paraprake konfirmohet mandati i 8 për Partinë Socialiste, ndërsa PD mbetet në 6 mandate. Rezultat i dobët për Lëvizjen Socialiste për Integrim e cila edhe në këtë qark ka mbetur pa mandat.

Më herët në këtë qendër numërimi u shënua dhe një incident ku u hodhën shishe plastike në drejtim të kreut të PD të Durrësit, Ferdinand Xhaferri.

Konflikti nisi pasi përfundoi numërimi i kutisë së fundit të votave në atë KZAZ, që ishte edhe e fundit në qarkun e Durrësit.

Përplasja është ndezur atëherë kur Vangjush Dako ka ngritur dorën drejt Xhaferajt në formë të një përshëndetjeje “ironike” sipas Xhaferajt. Ky i fundit i ka kujtuar Dakos se është person “non grata” në SHBA.

Kjo ka mjaftuar që situata të tensionet dhe të përfundoje në sherr me shishe ku janë përfshirë edhe mbështetësit e tyre.

Situata është qetësuar shpejt dhe dy politikanët janë larguar nga konflikti, ndërsa nuk ka qenë e nevojshme të ndërhyjë policia.