Seanca e ditës së sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione të shumta.
Deputetët e opozitës fillimisht bllokuan foltoren me karrige, ndërsa më pas deputeti Ervin Salianji hodhi tymuese në sallë.
Thirrjet “turp, turp” nga ana e opozitës nuk e kanë penguar mazhorancën që të votojë projektligjet.
E ndërsa ajri rëndohej nga tymueset e hedhura nga deputeti Salianji, Lindita Nikolla lexoi të gjitha pikat të cilat u miratuan nga deputetët e mazhorancës.
Deputeti Sali Berisha duket se pati probleme me frymëmarrjen, ai u largua për pak minuta nga salla, por u rikthye sërish.
Seanca e ditës së sotme përfundoi me miratimin e të gjitha vendimeve të cilat ishin në rendin e ditës.