Pas ceremonisë së 106-vjetorit të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u pyet nga gazetarët për protestën e studentëve.
I pyetur në lidhje me studentët dhe pretendimin e tyre se po dhunohen dhe nuk po lejohen të marrin ushqime, Lleshaj tha se policia nuk po i prek ata, duke i lënë të lirë të protestojnë në të gjitha mënyrat që duan.
“Policia punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët por për një grup të vogël që po bllokojnë universitetin”, tha Lleshaj.