Aktualitet Mbyten babë e bijë në Durrës

Mbyten babë e bijë në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës, pasi një 44-vjeçar dhe e bija e tij 9-vjeçare janë mbytur.

Policia bën me dije se fillimisht është mbytur 44-vjeçari me inicialet Dh. B. Kjo pasi ai është futur në det për të shpëtuar të bijën e tij, e cila po mbytej nga dallgët. Fatkeqësisht 44-vjeçari nuk doli më i gjallë prej andej, ndërsa 9-vjeçarja u shpëtua fillimisht.

Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Durrës, por pas disa çastesh u mësua lajmi i trishtë që edhe ajo ndërroi jetë.

Ngjarja më konkretisht ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Rrushkullit.