Një fëmijë nga Kosova është mbytur mesditën e sotme në Durrës, në zonën e plazhit “Iliria”.
Fëmija mësohet se është mbytur, teksa kishte hyrë për t’u larë.
6-vjeçari është nxjerrë nga deti nga pushuesit.
Më pas është dërguar me urgjencë në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.