Të enjten e 2 Marsit, në Parlament do të zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal” e kërkuar prej opozitës.
Data u caktua pas votimit të hapur në Parlament në seancën e sotme. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj deklaroi se nga votimi i hapur u vendos që mocioni me debat me Ramën për çështjen “McGonigal” do të mbahet në 2 Mars.
Në mocion janë përfshirë edhe interpelanca dhe të gjitha pyetjet e kërkuara nga opozita.