Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga data 15 Qershor do të rifillojë shërbimi i transportit publik. Nisja e transportit do të bëhet duke iu përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP.
Prandaj mësohet se brenda një autobusi do të lejohet 70% e kapacitetit të lejuar. Pasagjerët janë të detyruar të mbajnë maska, ndërsa ruajtja e distancës është shumë e rëndësishme.
Transporti publik ishte një ndër sektorët që nuk ishte hapur ende që pas mbylljes në Mars për shkak të pandemisë.