Politika Më 26 Maj me shqiptarët në Itali, Rama publikon vendin e takimit

Më 26 Maj me shqiptarët në Itali, Rama publikon vendin e takimit

Më 26 maj në orën 11:00, kryeministri Edi Rama do ketë takimin e radhës me diasporën. Kësaj here me shqiptarët e Italisë.

Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook-un e tij foton e pallatit të sportit në Milano ku do të zhvillohet takimi.

“Së shpejti! 26 Maj, ora 11:00 me shqiptarët e Italisë në Milano. *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan ai.

Më 12 Maj, Rama udhëtoi drejt Athinës për t’u takuar me mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë atje.

Pas Athinës e Milanos, Rama ka planifikuar të vizitojë emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Në 2 qershor është planifikuar takimi në Londër, ndërsa më 16 qershor në Dyseldorf. Ky tur takimesh bëhet në kuadër të projektit “Shqipëria 2030”.