Sali Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit. Në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, me 75 votat e mazhorancës,
Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, pas kërkesës së SPAK për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në “Arrest me burg/shtëpie”, me akuzën për korrupsion pasiv.
Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi.
Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.