Bajram Begaj është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe 4 kundër dhe 1 abstenim.
Për zgjedhjen e Presidentit të ri, 83 deputetë të Kuvendit kanë marrë pjesë në votim.
Pjesa më e madhe e opozitës e bojkotoi seancën, por figura të veçanta, si Monika Kryemadhi, apo Shpëtim Idrizi, ishin të pranishëm.
Socialistët kishin të garantuara 77 vota, 74 nga radhët e veta dhe 3 nga radhët e Partisë Social Demokrate. Çka do të thotë që të paktën 1 votë nga opozita ka shkuar në favor të Begajt. Në votim morën pjesë 3 deputetë të LSI dhe 3 të PDIU, por zyrtarisht nuk duhet se cili prej tyre mund të ketë votuar pro.
Begaj bëhet kështu Presidenti i 8-të i Republikës pas rënies së sistemit komunist. Ai do të marrë mandatin 5-vjeçar, zyrtarisht më 24 korrik, kur edhe të përfundojë mandati i Ilir Metës.
Begaj bëhet kështu Presidenti i 8-të i Republikës pas rënies së sistemit komunist. Ai do të marrë mandatin 5-vjeçar, zyrtarisht më 24 korrik, kur edhe të përfundojë mandati i Ilir Metës.