Një grua në Zvicër ka marrë një gjobë të majme prej 192 mijë eurosh pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke lëvizur me 93 kilometra në orë në një rrugë fshati ku tabela të lejonte deri në 50 kilometra në orë.
Sipas mediave në Zvicër, gruaja, e cila ka një pasuri rreth 12 milionë eurosh, është filmuar teksa ishte duke lëvizur me makinën e saj Range Rover me 43 kilometra në orë mbi tabelë në Wollerau.
Në Zvicër, gjobat llogariten në bazë të të ardhurave dhe për këtë arsye, gjykata vendosi ta gjobisë gruan e paidentifikuar me 370 mijë euro, ndërsa pas apelimit, gjoba u ul në 175 mijë euro, shumë e cila shkoi më pas në 192 mijë e 825 euro, pasi gruaja kishte kryer edhe shkelje të mëparshme të rregullave të qarkullimit.